E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, 179 objekte rrezikojnë të mos legalizohen

Rreth 179 objekte në zonën muzeale në Gjirokastër të cilat i përkasin ndërtimeve prej vitit 1991 rrezikojnë të mbeten të palegalizuara. Ende nuk kanë asnjë vendim konkret mbi ndërhyrjet në zonat muzeale. 

GJIROKASTËR- Rreth 179 objekte në zonën muzeale në Gjirokastër të cilat i përkasin ndërtimeve prej vitit 1991 rrezikojnë të mbeten të palegalizuara. Sipas burimeve nga drejtoria rajonale e Aluizmit ende nuk kanë një vendim konkret mbi ndërhyrjet në zonat muzeale. Drejtuesi i këtij institucioni, Dejvid Mezini thekson për News24 se deri në këto momente për qarkun e Gjirokastrës rezultojnë 197 objekte të palegalizuara nga të cilat 27 prej tyre të ndërtuara në kalanë e qytetit të Tepelenës, ndërsa për Gjirokastrën 37 përfshihen në vijën e verdhë të zonës historike.
“Ekzistojnë 170 objekte të cilat kanë bërë deklarim. Nga këto objekte 37 janë afër objekteve të kategorisë së parë të cilat nuk e ruajnë shumë mirë arkitekturën që i përshtatet qytetit të Gjirokastrës.” u shpreh Mezini 
(e.n/News24/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›