E Diel, 1 Nëntor 2026

Muzeu i Krujës, vizitorë nga 20 vende të botës

Krujë- Rreth 40 mijë vizitorë nga 20 vende të botës kanë vizituar muzeu Historik Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skëndërbeu” në qytetin e Krujës, që nga fillimi i këtij viti.

Drejtori i muzeve të qytetit historik, Medi Hafizi e ka bërë publik lajmin për ATSH-në duke sqaruar se gjatë dy viteve të fundit është shtuar numri i grupeve të organizuara të turistëve që kanë mbërritur nga Polonia, Çekia, Sllovakia, Rusia, SHBA, Italia, Argjentina, Austria Gjermania, etj.

Shqiptarët nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi, të cilët kanë mbërritur në vendin tonë për pushimet e verës, sipas tij janë frekuentuesit më të rregullt të Muzeut Kombëtar “Gjergj Kastrioti”, muze që mban emrin e Heroit tonë Kombëtar.

Turistët e huaj paraqesin mjaft interes edhe për muzeun etnografik të Krujës, i cili është vendosur një banesë karakteristike të vitit 1760 në oborrin e kalasë, vetëm 100 metra larg Muzeut Historik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›