E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëri, 100 mijë maqedonas për pushime

Rreth 88 për qind është rritur numri i turistëve nga Maqedonia në bregdetin shqiptar. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia bullgare e lajmeve “Fokus” , e cila sqaron se kjo shifër ka shënuar rritje për shkak se një numër i madh i maqedonasve kanë braktisur bregdetin grek, pas tensioneve dhe mosmarrëveshjeve të fundit midis këtyre dy vendeve për çështjen e emrit të Maqedonisë.

Sipas informacionit të agjencisë bullgare, rreth 100 mijë qytetarët nga Maqedonia e kanë zgjedhur Shqipërinë si vendin më të preferuar për pushimet verore. Ndërkohë, agjencitë turistike paralajmërojnë se ky numër pritet të shënojë rritje edhe gjatë periudhës së muajit gusht.

Siç bëhet e ditur, pushuesit nga Maqedonia kanë braktisur edhe bregdetin malazez për shkak të çmimeve të larta, ndërsa Bullgarinë për shkak çështjes së vizave. (INA)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›