E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, 800 mësues pa punë

Autori i Lajmit: red.
Nxënësit e një shkolle në Gjirokastër, do të zhvendosen në një tjetër ndërtese, pasi godina ku ata mësojnë tashmë është rrënuar, ndërsa drejtori i Arsimit në Gjirokastër thotë se nuk do ketë mbyllje shkollash. Ai thotë se në disa zona po mbahen hapur shkolla edhe me një nxënës. Ndërkohë në hyrje të Drejtorisë Arsimore në Gjirokastër çdo ditë paraqiten me dhjetëra mësues që kërkojnë punë. Janë rreth 800 kërkesa për punësim, ndërsa për këtë vit nuk ka asnjë vend të lirë. Sipas statistikave, çdo vit në Gjirokastër numri i nxënësve ulet me 300 ndërsa universiteti "Eqerem Çabej" prodhon çdo vit mësues të rinj.
Ky lajm është publikuar: 11/09/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›