Shkollat e minoritetit, një mësues për një nxënës
Autori i Lajmit: red.
Gjatë këtij viti mësimor duket se do të marrë fund edhe çështja e mungesës së teksteve në gjuhën greke, të destinuara për shkollat për minoritetin grek. Kjo mungesë ka përfaqësuar një çështje kontestimesh shumëvjeçare drejtuar institucioneve arsimore në Shqipëri. Këtë vit Ministria e Arsimit, në Shqipëri dhe Greqi, ka realizuar botimin në gjuhën greke të 16 teksteve ndërsa edhe 6 tituj të tjerë janë duke u përkthyer për t u botuar më pas në shtetin grek. Vetë përfaqësuesit e minoritetit grek mendojnë se botimi i teksteve do të përmirësojë cilësinë dhe saktësinë e mësimdhënies, ndërsa problem vazhdon të mbetet pamundësia e përqendrimit të shkollave, megjithëse në disa shkolla të minoritetit ka një mësues për një apo dy nxënës. Vetëm brenda qarkut të Gjirokastrës gjenden rreth 16 shkolla ku zhvillohet arsimi në të dy gjuhët, greke dhe shqipe. Disa prej tyre, sipas Drejtorisë Arsimore Rajonale, po vazhdojnë të mbeten të hapura edhe në kushtet kur raportet kanë mbërritur në nivele një mësues për një apo dy nxënës. Drejtori i Drejtorisë Arsimore Rajonale në Gjirokastër, Vasil Muka, thotë: "Ne po mbajmë shkolla që ndoshta nuk mbahen as në Greqi apo në vende të tjera në Ballkan apo në Evropë. Kështu, në Sopik kemi një nxënës dhe ne kemi caktuar një mësues. Mbajmë shkolla të tjera, siç është Sofratika, Frashtani, Jorgucati në të cilat kemi numra minimalë fëmijësh, por ne po i mbajmë dhe nuk po i përqendrojmë". Më tej Muka thotë për BBC-në se përqendrimi i nxënësve për shkak të numrit të vogël të tyre vetëm në disa shkolla edhe për minoritetin grek duhet t i përqaset situatës që paraqitet edhe në zona të tjera të vendit me popullsi shqiptare, por ky problem, sipas tij, do të marrë një zgjidhje graduale. Gjatë këtij viti mësimor duket se do të marrë fund edhe çështja e mungesës së teksteve në gjuhën greke, një çështje kontestimesh shumëvjeçare drejtuar institucioneve arsimore në Shqipëri. Për shkak të numrit të vogël të teksteve të nevojshme, botimi i tyre kërkonte një kosto mjaft të lartë. Por këtë vit, falë bashkëpunimit dypalësh mes ministrive të Arsimit shqiptare dhe greke, 16 tekste kanë përfunduar dhe 6 tituj të tjerë janë duke u përkthyer për t u botuar në shtetin grek.
Vasil Muka, drejtori i Drejtorisë Arsimore Rajonale, thotë se shteti shqiptar do të subvencionojë koston e tyre në masën 99%, për shkak se kostoja reale e këtyre teksteve është mjaft e lartë.
"Janë 16 tekste të shkollavë të minoritetit grek që janë duke u shtypur në Greqi dhe shpresojmë se së afërmi do të vijnë në duart e nxënësve. Ndërkohë është duke u punuar edhe për gjashtë tituj të tjerë që po përkthehen e bëhen gati për botim. Ndërsa tekstet në gjuhën shqipe tashmë janë gati edhe për fëmijët e minoritetit grek. Doja të theksoja se subvencionimi do të bëhet për fëmijët e minoritetit, ashtu si edhe për fëmijët shqiptarë. Nëse për fëmijët shqiptarë paguhet 50% subvencion, për fëmijët e minoritetit ai shkon në 99%, sepse një tekst në zonën e minoritetit del me një kosto shumë të lartë, 25 mijë lekë apo 250 mijë lekë të vjetra". Telemak Konini, drejtor i shkollës së fshatit Dervician, një prej institucioneve arsimore më të mëdha dhe më të rëndësishme në zonën e banuar prej minoritetit grek, mendon se botimi i teksteve në gjuhën greke do të zgjidhë problemin e përkthimit amator prej mësuesve dhe mbajtjes së shënimeve nga nxënësit. "Problem ka qenë mospasja në duart e mësuesit dhe të nxënësit të librit në gjuhën greke. Në këto kushte puna është vështirësuar, sepse mësuesi ka qenë i detyruar të përkthejë tekstin në gjuhën amtare dhe këtë pastaj ta japë me shënime. Sivjet, me sa di unë, them se gjërat do të jenë më ndryshe, do të jenë në përmirësim, sepse Ministria e Arsimit ka bashkëpunuar me Ministrinë e Arsimit të Greqisë për ta zgjidhur problemin". Ekspertët e arsimit në jug të Shqipërisë po përpiqen të përshtasin edhe arsimin në gjuhën greke sipas sistemit nëntëvjeçar të arsimit në Shqipëri dhe të zgjidhin edhe probleme të tjera të lidhura me kualifikimin e vazhdueshëm të stafit pedagogjik të rreth 16 shkollave në gjuhën greke.
Ky lajm është publikuar: 11/09/2008