OSBE: Oferta e partive, ndikon në pjesëmarrjen në votime
Në një intervistë për të përditshmen “Infopress”, Almhofer ka thënë se, ofertat e partive do të jenë ato që do të ndikojnë në pjesëmarrjen e votuesve në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 15 nëntor të këtij viti. Sipas tij, serbët, dhe të gjithë të tjerët do të dilnin në zgjedhje nëse ka oferta serioze prej partive.
Ndërkaq sa i përket vendosjes së kamerave në qendrat e votimit, shefi i OSBE-së ka thënë se, një nga elementet thelbësore të Evropës në këtë aspekt është respektimi i privacisë që ka personi gjatë votimit. Sipas tij, ende mbetet pikëpyetje se për çfarë e propozojnë atë ide – a do të ishte ajo mënyrë për të shikuar votat, apo mos do t’i bënte votuesit të shohin se po i përcjellin. “Do ta kuptoja këtë, nëse partitë e duan këtë për të parë si shkon numërimi dhe votimi, a është transparent, por edhe për këtë çështje janë komisionerët e tyre”, ka porositur ai. (telegrafi/start)