Gjirokastër, Apeli lë në burg inspektorin e Bashkisë
GJIROKASTER- Lihet në qelitë e paraburgimit inspektori i ndërtimit në Bashkinë e Gjirokastrës i cili akuzohet si përgjegjës i tragjedisë së ndodhur më 9 nëntor në qytetin e gurtë. Nga shembja e pallatit pesëkatësh humbën jetën tre persona dhe u plagosën disa të tjerë.
Vendimi u mor sot nga Gjykata e Apelit në Gjirokastër e cila la në fuqi masën e sigurisë "arrest në burg" të marrë nga Gjykatës së Shkallës së Parë. Admir Shehaj, me detyrë përgjegjës në Inspektoriatin e Ndërtimit në bashkinë e Gjirokastrës, akuzohet për "shpërdorim detyre".
Nga hetimet e deritanishme është arritur në përfundimin se pallati 5 katësh i ngritur në një kodër në lagjen "11 Janari", u shemb për shkak të punimeve për ndërtimin e një godine të re, pranë tij. Deri tani për këtë ngjarje janë ndaluar dhjetë persona, nga këta dy shtetas u lanë në gjykohen në gjendje të lirë.
(s.g/BalkanWeb)