Ruli: Transparente marrëveshjet me Italinë
Ministri Ruli iu përgjigj sot në parlament kritikave të opozitës 'për mungesë transparence nga ana e qeverisë' lidhur me marrëveshjet e nënshkruara me palën italiane, gjatë vizitës në Tiranë të Kryeministrit të Italisë, Silvio Berlusconi
TIRANË- Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli garantoi sot opozitën në Kuvend se “marrëveshjet e nënshkruara me Italinë për projektet në fushën energjitike janë transparente pasi janë negociuar me një ekspertize të kualifikuar”.
Ministri Ruli iu përgjigj sot në parlament kritikave të opozitës 'për mungesë transparence nga ana e qeverisë' lidhur me marrëveshjet e nënshkruara me palën italiane, gjatë vizitës në Tiranë të Kryeministrit të Italisë, Silvio Berlusconi.
Lidhur me projektin për ndërtimin e një rigazifikatori në zonën e Fierit, me vlerë 1 miliardë euro, ministri Ruli evidentoi përparësitë e tij në zhvillimin e vendit.
"Projekti i krijon mundësi Shqipërisë të krijojë një treg të gazit për qëllime energjetike. Avantazhet që do të kemi nga ky investim prej 1 miliardë eurosh është se ai do të jetë një burim punësimi, do të përmirësojë ndjeshëm rrjetin rrugor të zonës, duke rehabilituar rreth 50 km rrugë ekzistuese dhe 70 km të tjera rrugë të reja, ndërsa të ardhurat fiskale do të jenë 30% e shumës së investimit", sqaroi ministri Ruli në Kuvend, disa nga prioritetet e këtij projekti të rëndësishëm.
(d.b/BalkanWeb)