Gjirokastër, Berisha: Trashëgimnia kulturore e vendit do të vizitohet nga e gjithë bota

11-10-2011 / Gazeta 55
Kryeministri Berisha ndodhet sot në Gjirokastër ku ka vijuar me përurimin e rrugëve. Kreu i qeverisë ka përuruar përfundimin e punimeve të aksit rrugor që të çon në Antigone, pikë turistike e qytetit jugor.
Gjatë takimit me banorët e zonës, Berisha u shpreh se trashëgimnia kulturore e vendit do të vizitohet nga e gjithë bota.
Ai nënvizoi faktin se Antigonea është një nga trashëgimnitë më të çmuara të vendit ndërsa premtoi se do të shtohen gërmimet në qytetin antik.