E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvajti njeh pavarësinë e Kosovës, vjen njohja e 85-të

11-10-2011 / Gazeta 55

Kuvajti njeh pavarësinë e Kosovës, duke u bërë kështu shteti i 85-të që e njeh dhe më pas do të vendosë përfaqësitë diplomative.
Lajmi është bërë i ditur nga agjencia e lajmeve kuvajtiane, Kuna e cila thekson se së shpejti mes Kuvajtit dhe Kosovës do të nisë edhe shkëmbimi i përfaqësuesve diplomatikë në nivel ambasadorësh.
Ministri shtetëror për marrëdhënie me kabinetin, Ali Al-Rashed, sipas agjencisë Kuna, tha se qeveria e njeh zyrtarisht Kosovën pas udhëzimeve të marra nga Lartmadhëria e Tij, Amir Sheikh Sabah Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah, dhe do të bëhet shkëmbimi i përfaqësuesve diplomatikë në nivel ambasadorësh.
“Gjatë takimit të kabinetit, Lartmadhëria e Tij, kryeministri Sheikh Nasser Mohammad Al-Sabah, i dha detyrën ministrit të jashtëm që të marrë masat e duhura për forcimin e marrëdhënieve me Kosovën”, tha Al-Rashed, raporton agjencia Kuna.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›