Dibër, Berisha: Opozita bllokoi integrimin, nuk votoi ligjet me 3/5
DIBËR- Kryeministri i vendit Sali Berisha zhvilloi sot një tur në qarkun e Dibrës, ku mori pjesë në inagurimin e investimeve publike me vlerë 1 miliardë e 100 milionë lekë.
Shefi i qeverisë Berisha theksoi se, "nga Tirana për të ardhur në Peshkopi njerëzit sot e mendojnë se kjo është mundim, por pas ndërtimit të rrugës së Arbërit, kjo do të jetë kënaqësi dhe çlodhje. Pas ndërtimit të rrugës së Arbërit, përfundimit të rrugës Kukës-Peshkopi, Peshkopi-Qafë Studen, Peshkopia shndërrohet në një qendër të fuqishme të zhvillimit rajonal në të gjithë Shqipërinë veri-lindore".
Duke u ndalur në vështirësitë e hasura që nga koha e diktaturës, kryeministri sulmoi opozitën aktuale duke u shprehur se me bllokimin e ligjeve në Parlament që kërkojnë 3/5, ajo bllokoi marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE.
“Kam qenë këtu në vitin 1986 nuk harroj kurrë dhe nuk kam për ta harruar kurrë ato muaj që kalova këtu me njërëz të mrekullueshëm të Dibrës, por njerëz të cilët diktatura i kishte vendosur në varfërinë më ekstreme. Njërëzit më punëtorë ndër shqiptarët ishin katandisur në mjerimin më të thellë dhe këtë nuk na e bënë pushtuesit e tjerë, këtë na e bënë shqiptarët. Dhe po të hymë në histori sërish tani gjejmë shqiptarë që na dalin dhe nuk votojnë 3/5 dhe pengojnë statusin. Por dy gjëra duhet tu them këtu, lavdi Zotit për dy arsye. Së pari sot jemi vend anëtar i NATO-s dhe liritë tona i kemi të garantuara njëherë dhe përgjithmonë. Liria është rregulli, është ligji kombëtar dhe ndërkombëtar i Aleancës së Atlantikut të Veriut. Së dyti sot vërtet mund të pengojnë statusin sepse nuk japin votën, por unë u bëj thirrje socialistëve të Peshkopisë, të Kukësit, të Tiranës, të mbarë Shqipërisë votuat ju për ta që ata të mos votojnë në Parlament statusin për fëmijët tuaj, për familjet tuaja për Shqipërinë në Bashkimin Europian”,- nënvizoi kreu i qeverisë Sali Berisha.
(e.m/BalkanWeb)