Gjirokaster/ Mblidhte caj ne mal, bie ne humnere
Nje 18-vjecar ka perfunduar ne humnere, ndersa eshte dashur nderhyrja e nje helikopteri dhe nje operacion disaoresh shpetimi per ta nxjerre dhe derguar ne spital. Erald Hitaj, lindur dhe banues ne fshatin "Asim Zeneli", kishte rreshqitur aksidentalisht ne nje humnere malore, ne malin e Cajupit, ndersa mblidhte caj. Sipas deshmitareve okulare, mengjesin e se premtes, Erald Hitaj, nen shoqerine edhe te dy bashkemoshatareve te tij, i ishte drejtuar malit te Cajupit per te mbledhur caj. Pas gati 15 minutash, te dy te rinjte kane degjuar britma, ndersa Eraldi kishte rreshqitur ne nje humnere gati 30-35 metra te thelle.
B. K.
B. K.