Ndertuesit, taksat rrisin cmimet
Vendimi qe pritet te marre qeveria per nje takse te re mbi truallin dhe rritja e tre taksave te tjera, qe kane te bejne me ndertimin, e kane shqetesuar komunitetin e ndertuesve. Dje ata kane kundershtuar vendimin e qeverise, pasi prek ne menyre te ndjeshme interesat e industrise se ndertimit dhe per teper taksat jane rritur pa u konsultuar me pare me kete komunitet. Sektori i ndertimit po detyrohet te kaloje ne nje krize te thelle per shkak te faktoreve qe nuk varen nga ai por nga politikat fiskale aspak te drejta qe ndermerren ndaj tij, deklaruan dje ndertuesit nepermjet nje deklarate per medien. Ne projektligjin e qeverise jane parashikuar aplikimi ne rritje i tri taksave, per te cilat kerkohet parapagim duke rritur ne menyre te ndjeshme kostot e ndertimit dhe duke ulur aftesite financiare praktike te biznesit. "Me kete rritje te detyruar te cmimeve per shkak te politikave fiskale aspak te favorshme deklarojme qe strehimi ne Tirane por dhe ne rrethe do te jete i pamundur per qytetaret", deklaruan ndertuesit. Me se shumti ato jane shprehur kunder rritjes se nivelit te takses se ndikimit ne infrastrukture nga 4 ne 6 per qind, rritjes se takses se regjistrimit te pervitshem te mjeteve, si dhe futjes se nje detyrimi te ri dhe takses se truallit urban. Ne kete periudhe, theksojne ndertuesit, kane pesuar rritje te ndjeshme deri ne dyfishim te tyre te gjithe cmimet e materialeve baze te perdorura nga industria e ndertimit. Taksat per ndertesat dhe tokat bujqesore do te dyfishohen sipas nje projektligji qe ka bere gati ministria e Financave, por qe eshte kundershtuar fort nga Ministria e Ekonomise. Qeveria kishte ne axhende miratimin e ketij projekti para tre ditesh e ka shtyre diskutimin dhe miratimin ne mbledhjet e ardhshme. Nese ky projekt miratohet, atehere pritet te kete nje rritje tjeter te cmimeve te ndertesave. Dikasteri i Financave i ka propozuar qeverise qe te dyfishoje taksat mbi ndertesat dhe tokat bujqesore, per shkak se cmimi i shitjes se ketyre pasurive eshte shume i larte ne raport me nivelin e takses aktualisht. Taksa e infrastruktures per Bashkine e Tiranes behet 6 per qind, nga 4 per qind qe eshte aktualisht dhe per te gjitha bashkite dhe komunat e tjera te vendit kjo takse behet 2-4 per qind. Ne ligjin ekzistues, niveli i takses shprehet si perqindje e vleres se investimit dhe eshte 1 deri ne 3 per qind e kesaj vlere, ndersa ne Bashkine e Tiranes niveli i saj eshte 2-4%. Ministria e Ekonomise e drejtuar nga ministri Ruli ka kundershtuar rritjen e taksave, te cilat, sipas eksperteve, pritet te ndikojne negativisht ne drejtim te klimes se biznesit dhe investimeve. Dikasteri i Rulit ka propozuar qe kjo takse te mos ndryshoje.
Blerina Hoxha
Blerina Hoxha