I semuri mendor merr peng prinderit
Spitali Psikiatrik i Elbasanit nuk e mban per mungese te kushteve, por merr peng per tri dite prinderit e moshuar, duke i torturuar dhe lene pa ngrene. Ngjarja, qe ka tronditur banoret e fshatit Qukes, te Librazhdit, eshte zbuluar vetem diten e djeshme, pas sinjalizimit te fqinjeve te familjes Kopaci. Shaban dhe Xhemile Kopaci, 82 dhe 63 vjece, jane gjetur pothuajse te rraskapitur nga uniformat blu ne katin e trete te nje banese. Dhe per cudi, kur jane pyetur per shkakun e kesaj situate, ata kane shqiptuar emrin e djalit, 31- vjecarit Ardjan Kopaci, i cili u prangos menjehere. I riu kishte kaluar ne krize disa vite me pare, pas prishjes se fejeses me nje vajze nga zona. Ai i ka detyruar prinderit qe te ngjiten ne nje dhome te pabanueshme ne katin e trete te banese se tij. Me pas i ka lidhur, u ka mbyllur gojen, i ka rrahur barbarisht, duke i mbajtur peng.
F.S
F.S