E Diel, 1 Nëntor 2026

Ne "liri" me makine te vjedhur

Tirane - Leja e dhene nga Burgu i Rrogozhines, i ka kthyer deshiren qe te bente xhiro me makine ne kryeqytet, por pas ndalimit nga policia, ka rezultuar se mjeti ishte i vjedhur. Gjergj Cukali, personazhi i njohur per pengmarrjen e vitit 2005 ne Tirane, pas prishjes se pazareve te droges, eshte shoqeruar per disa ore ne Komisariatin nr. 2, si i dyshuar per vjedhjen e nje makine luksoze. Por, gjate hetimit dhe marrjes ne pyetje, ka rezultuar se 29-vjecari ia kishte marre mjetin shokut te tij, Elvis Kosova, i cili ndiqet penalisht ne gjendje te lire. Cukali u ka dorezuar autoriteteve policore nje vertetim nga drejtuesit e Burgut te Rrogozhines, ku vuan denimin me 10 vite izolim, ku shkruhej se kishte marre kater dite leje pas sjelljes se mire.

Gjate oreve te mbremjes se enjte, patrullat e policise kane vene re ne qarkullim, ne rrugen "Myslym Shyri", nje veture luksoze, tip "Porche Cayenne", me targa te huaja 5482-KS-675. Burime zyrtare te policise thane se gjate verifikimit te kryer, ka rezultuar se drejtuesi i mjetit ishte pikerisht Gjergj Cukali, i denuar per pengmarrjen e nje te riu ne bashkepunim, per shkak te 100 mije eurove qe i kishte borxh, si pasoje e mosmarreveshjeve qe kishin pasur ne Gjermani. Interpol Tirana ka verifikuar shasine e makines, qe ka rezultuar e vjedhur. Menjehere eshte bere shoqerimi i mjetit dhe 29-vjecarit per ne ambientet e komisariatit, ku jane kryer veprime te tjera hetimore. "Cukali aktualisht vuan denimin ne burgun e Rrogozhines, nderkohe qe rezultoi se i eshte dhene leje nga autoritetet e burgut perreth kater dite", thane zyrtare te policise se Tiranes.

Per me se dy ore eshte bere marrja ne pyetje e te dyshuarit ne ambientet e paraburgimit. Cukali ka mohuar qe te kishte pronesine e mjetit luksoz. "E kam marre vetem per te bere disa xhiro ne rrugen e lagjes ku dhe banoj, ndersa jam me leje katerditore nga Burgu i Rrogozhines", ka thene 29-vjecari per inspektoret. Ndersa eshte bere dhe komunikimi me drejtuesit e institucionit te vuajtjes se denimit, ka rezultuar qe deshmia ishte e vertete. Cukali ka thene se makina i perkiste 25-vjecarit Elvis Kosova. Menjehere, agjentet kane nisur kerkimet per pronarin e "Porche", per vepren penale te "trafikimit te mjeteve motorike". Diten e djeshme, mesohet se Cukali eshte rikthyer ne ambientet ku vuante denimin, pas perfundimit te lejes se dhene nga burgu.

Si ndodhi pengmarrja

Fatjon Demirlika u mor peng nga tre persona, me 18 korrik te vitit 2004, vetem pak metra larg Drejtorise se Policise Tirane, ne rrugen "Myslym Shyri". I riu 23-vjecar kishte jetuar ne Frankfurt te Gjermanise, ku mendohej se kishte pasur perplasje me autoret qe u ndaluan me pas nga policia, pas nje operacioni shpetimi te forcave te RENEA-s po ne muajin korrik. Behej fjale per nje borxh 100 mije euro te humbura ne trafikun e droges sipas dyshimeve te hedhura. Per ngjarjen, u arrestua edhe Gjergj Cukali, si organizatori i rrembimit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›