E Diel, 1 Nëntor 2026

Kucove/ Abuzim me ndihmat, nen hetim komunari

Shefi i zyres se ndihmes ekonomike, prane komunes Perondi, ne rrethin e Kucoves, do te hetohet per shperdorim detyre, duke e cuar ne dhjete numrin e funksionareve vendore qe jane proceduar penalisht brenda nje kohe te shkurter. Burime te Komisariatit te Beratit bejne me dije se ndaj Mesut Shurdha, 52 vjec, ka nisur procedimi penal me akuzen e "shperdorimit te detyres". Hetimet nga agjentet kane nisur pas ankesave qe kane mberritur prane kesaj zyre nga disa banore te komunes, te cilet nuk kishin mundur te fitonin prej vitesh ndihme ekonomike, ndonese ligjerisht duhet te ishin perfshire ne skeme.

E.H


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›