E Diel, 1 Nëntor 2026

Shefi i rekrutimeve arrestohet per vertetimet false te ushtrise

Kavaje - Falsifikimi i vertetimeve per kryerjen e sherbimit ushtarak, ka cuar ne qeli shefin e mobilizimit te rrethit Kavaje. Aplikimi per dokumentacione te ndryshme nga te rinjte ne institucione, deri edhe te viza, kane zbuluar skemen e mashtrimeve dhe abuzimit ne Zyren e Mobilizimit Kavaje. Operacioni i koduar "Rekruti", u finalizua mbremjen e se premtes nga agjentet e zyres kunder krimit financiar dhe pas hetimit te prokurorise. Burime zyrtare thane dje, per gazeten, se i ndaluari eshte Xhami Xheka, 48 vjec, banues ne fshatin Hajdaraj, me arsim te larte dhe me detyre specialist i zyres se rekrutimit Kavaje. Dyshohet se aktiviteti i zyrtarit ushtrohej prej nje viti dhe vertetimet jane derguar per ekspertize ne laborator. Kane qene te pakten dy dokumente te zbuluar, qe kane cuar ne metoden e pergjimit dhe survejimit te Xhekes. Mesohet se 48-vjecari, qe rekrutonte te rinjte per Repartin Ushtarak te Kavajes, leshonte vertetime te falsifikuara dhe me vule per persona, qe, ne te vertete, nuk kishin kryer sherbimin ushtarak. Burime policore thane se Prokuroria e Kavajes ka hapur nje dosje te vecante per kete rast dhe disponon materiale si pergjime, fotografime, deshmi dhe vertetimet e falsifikuara. Gjate hetimit te kryer ka rezultuar se Xheka i leshonte keto dokumente kundrejt pageses 100 mije leke te reja dhe vinte vulen e repartit mbi to.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›