E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eliminohet Skënderbeu, përfundon ëndrra e korçareve

Skënderbeu nuk ka mundur të ruaj rezultatin 1-0 të marrë në Korçe ndaj Hungarezëve të Debrecenit. Korçarët janë mposhtur 3-0 në ndeshjen e kthimit duke e mbyllur këtu aventurën në Ligën e Kampionëve.

Kampionët e Shqipërisë u ndëshkuan me gol që në minutën e 12’ me anë të Coulibaly ndërsa në pjesën e dytë hungarezët gjetën edhe dy herë të tjera rrugën e rrjetës, 57’ nga Varga dhe 87’ përsëri Coulibaly.

Ekipet shqiptare asnjëherë nuk kanë kaluar në fazën e tretë të kualifikimit për në Ligën e Kampionëve ndërsa pjesëmarrja në fazën e grupeve në këtë kompeteticion duket ende larg.

Rruga më e gjatë në kupat e Evropës është përshkuar nga Flamurtari, i clii ka luajtur në fazën e tretë të Kupës UEFA në sezonin 1987/88, ku u eliminuan nga Barcelona. 

(ar.ku/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›