E Diel, 1 Nëntor 2026

Shëngjin, banorët pa ujë të pijshëm prej 15 ditësh

Prej dy javësh në qytezën e Shëngjin nuk ka ujë të pijshëm. Banorët detyrohen të blejnë ujin ose ta gjejnë atë ku të munden, ndërsa komuna nuk jep përgjigje as për shkakun e një situate të tillë, e cila ka shkaktuar jo pak probleme te banorët e zonës. 

LEZHE- Banorët e qytezës së Shëngjinit nuk furnizohen që prej 15 ditësh me ujë të pijshëm. Kjo situatë është krijuar prej kohësh, ndërsa komuna nuk ka dhënë asnjë zgjidhje për këtë problem. Banorët shprehen se janë të detyruar ta blejnë ujin e pijshëm, ndonëse paguajnë rregullisht faturat që vinë për këtë shërbim. Ndërsa shkaku i mungesës së ujit të pijshëm mbetet enigmë

Në komunë askush nuk pranon të përgjigjet për shkakun që ka sjellë një situatë të tillë, edhe pse është kompetencë e saj të përgjigjet për komunitetin, ndërsa banorët janë të detyruar të gjejnë ujë ku të munden. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›