E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekstradohet nga Italia 34 vjecari i dënuar me 20 vjet burg

TIRANE- Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana ekstradoi sot pasdite nga Milano shtetasin shqiptar 34-vjeçarin Leksi Miraka, lindur në Gjyralë, Elbasan.

Burime nga Policia e Shtetit bene te ditur se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, në daten 03.05.2000, e dënoi shtetasin e mësipërm me 20 vjet burg për kryerjen e veprave penale “Vrasje me paramendim“ dhe “Armëmbajtje pa leje“. "Në datë 04.08.1996, shtetasi Leksi Miraka qëlloi me armë zjarri për vdekje shtetasin Artan Plaka pas një konflikti të ndodhur në Patra (Greqi) ku të dy qëndronin si emigrantë ekonomikë.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, në 27.01.2009, u bë i mundur arrestimi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasit Leksi (Shpëtim) Miraka. Sot, në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas ai j'u dorëzua përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
(e.n/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›