E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokaster sekuestrohet 32 kg kanabis

Policia kufitare e Kakavijës sekuestroi 32 kilogramë drogë të llojit kanabis sativa gjatë përpjekjes nga poseduesi i saj për të kaluar përtej kufirit me Greqinë.

Droga u gjet në një autobus të linjës Shqipëri-Greqi me targa greke dhe me shofer shqiptar. Sasia e konsiderueshme e lëndës narkotike ishte fshehur në bagazhin e mjetit.

Policia dyshon se zotëruesi i saj ishte shoferi i autobusit, i identifikuar tashmë, ndërkohë që ka bërë shoqërimin në komisariat të dy ndihmësve të tij.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›