Gjirokastër, arrestohen për rryshfet tre policë
Pas hetimeve nga Shërbimi i kontrollit të brendshëm iu vendosën prangat sot me akuzën për marrje rryshfeti tre policëve të qarkullimit rrugor në Gjirkosatër. Policët akuzohen për kohën që kanë patrulluar në aksin rrugor kombëtar Tepelenë-Gjirokastër.
GJIROKASTËR-Arrestohen për rryshfet, tre policë të qarkullimit rrugor në Gjirokastër. Ardjan Muhameti, Fatos Hysi dhe Erjon Zylfaj, pas hetimeve nga Shërbimi i kontrollit të brendshëm iu vendosën prangat sot me akuzën për marrje rryshfeti gjatë kohës së shërbimit si policë të patrullës rrugore në aksin rrugor kombëtar Tepelene-Gjirokastër. Burime konfidenciale thonë se tre policët prej kohësh bashkëpunonin për marrjen e rryshfeteve, ndërsa ndalonin mjete të ndryshme që kalonin në aksin kombëtar rrugor.
(m.a/News24/BalkanWeb)