E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, skandali i tokave, prangoset 41 vjecari

Pas operacionit “Fillimi i vjeshtës”, ku u arrestuan 4 persona, bie në pranga edhe një tjetër lidhur me skandalin e tokave në Vlorë. Policia ka vënë në pranga një 41 vjecar të akuzuar për fallsifikim dokumentash dhe përdorim të tyre për interes personal. Personat e tjerë të arrestuar po gjykohen në gjendje të lirë. 

VLORË-Bie në prangat e policisë i katërti i akuzuar për skandalin e tokave në Vlorë. Anastas Gjoka është arrestuar nga blutë e qytetit bregdetar mbrëmjen e djeshme, në kuadër të zbatimit të vendimit të gjykatës së Vlorës. Kjo e fundit vendosi në seancën e datës 2 tetor masën e sigurisë arrest me burg kundrejt 41-vjecarit. Burime zyrtare nga policia e këtij qyteti bëjnë të ditur se procedimi penal ndaj Anastas Gjokës ka nisur që prej vitit 2008 për falsifikim dokumentash. Mësohet se 41 vjecari ka fallsifikuar e përdorur në interes personal një dokument të Arkivit Shtetëror të Vlorës për një sipërfaqe toke prej 38 hektarë, sipërfaqe që ndodhet pranë zonës së Vunoit. Ndërkaq 4 të arrestuarit e mëparshëm në kuadër të operacionit fillimi i vjeshtës, mes tyre krue i hipotekës Edmond Banushaj procedohen në gjendje të lirë, pas vendimit të gjykatës e cila cilësoi arrestimin e tyre si të paligjshëm.
(m.a/News24/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›