Gjirokastër, arrestohet 42-vjeçari, tentoi të shfrytëzonte bashkëshorten si prostitutë
Policia e Gjirokastër ka vënë në pranga në 42-vjeçar i cili ushtronte dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij për ta detyruar atë të shfrytëzohej si prostitutë.
Shtetasi Mihal Koroni është paditur nga bashkëshortja e tij, e cila e ka akuzuar se përdorte vazhdimisht dhunën fizike ndaj saj si dhe presion psikologjik, duke e kërcënuar se do të publikonte disa video pornografike, për ta detyruar të bëhej prostitutë.
Policia pas arrestimit sekuestroi edhe materialet filmike që 42-vjeçari i mbante për të kërcënuar bashkëshorten e tij si dhe nisi hetimet për ngjarjen.
23 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)
Gjirokastër, arrestohet 42-vjeçari, tentoi të shfrytëzonte bashkëshorten si prostitutë burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip