E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, asgjësohen 233 rrënjë kanabis

233 rrënjë kanabis sativa janë shkatërruar sot nga Drejtoria e policisë së Gjirokastrës, në vijim të operacioneve për zbulimin e parcelave të mbjella me bimë narkotike. Rrënjët e kanabis sativa u gjetën në komunën Antigone në qytetin e Gjirokastrës.
Në një nga kodrat e fshatit Asim Zeneli, të Komunës Antigone, u bë e mundur evidentimi i 3 parcelave të hapura rishtas për të kultivuar bimë narkotike.
Policia ka kapur në flagrancë personin që kishte kultivuar kanabis, i cili kishte shkuar pranë parcelave për t'i ujitur bimët. I ndaluari është shtetasi Ajet Shehu, banor i këtij fshati.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›