E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sëmundja e liderëve politikë, a duhet ta dinë zgjedhësit?

Shpesh herë gjendja shëndetësore
e liderëve të rëndësishëm
vishet me mister
dhe vetëm me kalimin e viteve
mund të merret vesh që filan president
apo kryeministër, ndërsa
ka qeverisur vendin, ka kaluar
edhe një tumor apo sëmundje të
tjera të rënda. Rasti më i fundit
i sëmundjes së beftë të Sarkozisë
ngre pyetjen nëse duhet të
konsiderohet sekret shëndeti i
një lideri që ka në duar fatin e
një populli të tërë? Po cila është
tradita e deritanishme? Nëse
do të merrnim rastin e Francës,
çështjet shëndetësore të presidentëve
dhe kryeministrave kanë
qenë gjithmonë sekrete. Në vitin
2007, Sarkozi, duke dashur që të
paraqitej me një imazh të ri e të
ndryshëm nga ai i presidentëve të
mëparshëm, deklaroi se do të pu-
blikonte buletinin shëndetësor
pas çdo kontrolli të përgjithshëm.
Një president si Sarkozia, që
ndiqte më shumë shembullin
e sportivit Toni Bler, se sa të
klasikut Shirak, vendosi që të
sillej ndryshe. Ai u shfaq si një
President aktiv, të cilit i pëlqente
shumë të vraponte herë pas here
për të mbajtur trupin në formë.
Kur u rrëzua dhe i ra të fikët, të
dielën e kaluar, mjekët, pasi i
bënë një kontroll, deklaruan se
ai nuk kishte asnjë problem të
rëndësishëm, por dikush brenda
stafit tha se Sarkozi, megjithatë,
pati një ankesë. Ndoshta është
ankuar për dëmtimin e imazhit të
tij si njeri i fortë fizikisht dhe shumë
aktiv. Ai, ashtu si dhe liderë të
tjerë, u përpoq që të shfaqej me
një pamje virile dhe rinore para
elektoratit, për ta bindur atë që
ishte personi i duhur për të bërë
punën e Presidentit. Por Sarkozi
ishte shumë i fiksuar edhe pas
zakoneve amerikane, sportivitetit
dhe prakticitetit të tyre. Zakonisht,
të gjithë politikanët në botë
vihen para një dileme shumë të
rëndësishme kur kanë probleme
shëndetësore: A duhet ta publikojnë
apo jo situatën e tyre?
Ideja e Sarkozisë për të publikuar
rezultatin e analizave nuk është
mbështetur nga shumë politikanë,
por fakti është se zgjedhësit
kanë të drejtë që të dinë për
shëndetin e njeriut që kanë vënë
në krye. Sigurisht, problemet
shëndetësore mund ta dëmtojnë
imazhin e një politikani, por nga
ana tjetër njerëzit kanë të drejtë
ta dinë gjendjen e tij. Sarkozi e
bëri publike listën e analizave,
ndërkohë që kjo nuk ka ndodhur
me asnjë nga paraardhësit e tij,
të cilët kanë qeverisur për vite
të tëra me kancer, si në rastin e
Presidentit Miteran.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›