E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria, trupa paqeruajtësish shtesë në Afganistan

Shqipëria ka vendosur të rrisë kontributin e saj në mbështetje të Forcave Aleate në Afganistan, në prag të zgjedhjeve të ardhshme të 20 gushtit 2009, të cilat konsiderohen shumë të rëndësishme për vendin. Për këtë arsye, shteti shqiptar do të nisë, një njësi shtesë të përbërë nga 120 ushtarë drejt Afganistanit, të cilët do të dislokohen në Komandën Rajonale të Perëndimit, në Herat, për t‘iu bashkuar njësisë shqiptare që është tashmë e angazhuar në ISAF, si pjesë e kontingjentit që udhëhiqet nga Italia, në Komandën Rajonale të Perëndimit. Tirana dhe Roma, aktualisht po punojnë në bashkëpunim të ngushtë, për të siguruar dislokimin e shpejtë të kësaj kompanie dhe bërjen e saj operacionale përpara zgjedhjeve. Ky lajm bëhet i ditur nga Ministra e Jashtme. Kjo nuk është hera e parë që ushtria shqiptare nis trupa paqeruajtësish drejt Afganistanit. Kontingjenti i parë ka filluar misionin në terren më datë 16.08.2002 dhe e ka përfunduar më 25 shkurt 2003. Kontingjenti i dytë është nisur për në mision më 26 shkurt 2003 dhe u kthye në atdhe më 19 gusht 2003. Kontingjenti i tretë është nisur për në mision më 12 gusht 2003 dhe akoma vazhdon punën për realizimin me sukses të misionit. Gjatë misioneve në Afganistan kontingjentet paqeruajtëse shqiptare kanë kryer detyra në përbërje të Forcave Ndërkombëtare për Siguri dhe Ndihmë (ISAF). Kontingjenti shqiptar në misionin e parë është përfaqësuar me 30 trupa të ndarë në tri skuadra. Me ndryshimin e strukturës së kontingjenteve të forcave të tjera ndryshoi dhe përbërja e kontingjentit tonë duke u reduktuar në 23 vetë.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›