Pranga dy të kërkuarve për plagosje

Policia e Tiranës arrestoi dy persona në kërkim, të akuzuar për plagosjen e rëndë të dy vëllezërve.
Uniformat blu prangosën shtetasit Alfred Kasi dhe Vladimir Hilaj, të dy 25 vjeç dhe me banim në Kamëz, të dyshuar për "plagosje të rëndë me dashje".
Ngjarja për të cilën akuzohen dy të rinjtë ka ndodhur në 15 maj të këtij viti, në qendër të fshatit Valias, kur në bashkëpunim me njëri -tjetrin, për motive të dobëta kanë plagosur me sende të forta vëllezërit Elez dhe Islam Dida.
Ndaj tyre Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë "arrest me burg" në mungesë.