E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhiymeri: Rama, perjashtim de facto te kritikeve ne PS

INTERVISTA/ Flet per "Koha Jone", anetarja e Kryesise se PS, Edlira Haxhiymeri/. Ndalet ne zhvillimet ne partine me te madhe te opozites dhe te ardhmen e Levizjes per Mendimin Ndryshe

Partia me e madhe ne opozite eshte e paafte per te prodhuar politike dhe gjithe angazhimi i saj mbeten vetem protestat. Ky eshte vleresimi qe jep per modelin opozitar te ndjekur gjate koheve te fundit nga PS-ja, Sekretarja per Shoqerine Civile dhe Shanset e Barabarta ne Kryesine e PS-se, Edlira Haxhiymeri. Ne nje interviste dhene per gazeten "Koha Jone", anetarja e Kryesise komenton dhe ultimatumet qe perfaqesues te Opozites se Bashkuar kane bere per qeverine. Ajo thote se socialiste nuk duhet te bien pre e aventurizmit te politikaneve te pavotuar qe jane pjese e opozites. Duke u shprehur se hapja e PS-se dhe demokratizimi i saj eshte nje element i domosdoshem, Haxhiymeri shton se kooptimet e reja ne Asamblene Kombetare, kane qene vetem "shprehje e interesave dhe e pelqimeve te kryetarit". Ajo shton se Levizja per Mendimin Ndryshe eshte duke shtuar radhet, por praktikisht Rama i ka perjashtuar kundershtaret nga partia dhe vendimmarrja ne te. Perfaqesuesja e PS-se kritikon dhe qendrimin e opozites gjate permbytjeve ne Shkoder. Sipas saj, "te besh protesta ne kohe fatkeqesie eshte shprehje e nje sjelljeje te papergjegjshme politike".

Ne mbledhjen e fundit te Asamblese Kombetare te PS-se u hoq dore nga perjashtimet, por pati edhe kooptime te reja. Si i vleresoi hyrjet e reja ne organet drejtuese te PS?
Duke ju falenderuar per hapesiren qe me krijuat per t'u shprehur per disa nga zhvillimet me te rendesishme politike te koheve te fundit, me duhet te konsideroj dhe t'ju pergjigjem per te dyja pjeset e pyetjes suaj. Mosperjashtimet dhe kooptimet.
Mosperjashtimet jane vazhdim i lojes se pandershme qe po ben lidershipi i Partise Socialiste edhe ne kete aspekt. Duke mos i perjashtuar kundershtaret, Kryetari kerkon ta lere topin ne fushen e personaliteteve qe kane shprehur rezerva dhe kundershti ne menyren se si ai po e drejton PSSH. Ne te njejten kohe, kjo eshte edhe nje perpjekje nga ana e tij per t'i hedhur hi syve anetaresise socialiste duke u paraqitur si 'babaxhan' dhe 'tolerant' ndaj kundershtareve. Ndersa ne fakt, per ata qe nuk jane te informuar, duhet te dine se te gjithe kundershtaret jane de facto te perjashtuar, pasi ata nuk ftohen ose 'harrohen' te njoftohen per mbledhjet e forumeve ku ata jane zgjedhur. Kesaj loje te pandershme nuk eshte e veshtire t'ia zbulosh fytyren. Madje ajo te krijon ndjesine e lojes se Berishes me 'te ngrire' e 'te shkrire'. Kesaj sjellje politike i ka dale boja tashme!
Per sa i perket kooptimeve, do t'ju thosha se personalisht jam per hapjen e forumeve dhe shtimin e radheve te cdo force politike, por kjo duhet bere mbi baze te disa rregullave dhe normave te caktuara. Nuk mund te quhet normale qe kooptimet jane vetem shprehje e interesave dhe e pelqimeve te kryetarit, pa miratimin e asnje forumi dhe pa asnje lloj shpjegimi. Kooptohen njerez pa kontribute, dhe nderkohe nuk ftohen personalitete dhe individualitet te vyera qe i kane dhene shpirt e mendje forces sone politike. Ne kete rast sjellja politike eshte infantile, dashakeqese dhe me prapavije te rrezikshme.
Nje prej debateve te fundit ka te beje me permbytjet ne Shkoder. PS-ja beri pergjegjese per to qeverine. Nga ana tjeter, drejtues te mazhorances e akuzuan lidershipin e PS-se per mungese solidariteti, duke qene se vazhdoi protestat. Sipas jush cili duhet te ishte qendrimi i PS-se ndaj situates se permbytjeve?
Situata ne Shkoder dhe rrethinat e saj eshte e rende! Me lejoni te shpreh gjithe mbeshtetjen time personale per te gjitha ato familje qe keto dite te ftohta dimri i kalojne ne kushte tejet te renda! Uroj qe kjo eksperience te jete sa me e shkurter dhe e paperseritshme! Dua te shpreh mirenjohjen time per miqte dhe koleget e mi, Arben Malaj dhe Andis Harasani te cilet ne keto dite te veshtira treguan nje dimension shume human te personalitetit te tyre duke ju gjendur prane moralisht dhe materialisht banoreve te zones se Shkodres. Ky do te ishte modeli i nje sjelljeje te deshiruar politike ne keto rrethana. Sa per pergjegjesine, ajo patjeter qe duhet nxjerre. Ka vend qe te gjithe te kontribuojme tek nxjerrja e pergjegjesive ne menyre qe te nderhyjme sa me efektivisht ne sherimin e problemit dhe parandalimin e perseritjes se tij. Te besh protesta ne kohe fatkeqesie eshte shprehje e nje sjelljeje te papergjegjshme politike.
Duke mbetur te protestat, ne Durres, perfaqesuesi i Opozites se Bashkuar Spartak Ngjela vendosi nje ultimatum per hapjen e kutive deri ne daten 20 janar, ne te kundert do te kete protesta te dhunshme. A eshte kjo rruga e duhur per te gjetur zgjidhjen e ngercit politik?
Une nuk merrem me shashkat e Ngjeles! Socialistet nuk mund dhe nuk duhet te bien pre e aventurizmit dhe interesave meskine te disa individeve te pabesueshem dhe te pavotuar. Socialistet e vertete jane meshiruesit me te mire te vlerave demokratike, humaniste dhe progresiste.
Qe pas zgjedhjeve te vitit ta kaluar pati nje levizje per te ndryshuar gjerat ne PS, por duket se zerat per ndryshimin e strategjise se Rames ne PS jane pakesuar. A jane normalizuar gjerat ne PS, apo Rama arriti t'i bind perfaqesuesit e LMN-se se bojkoti dhe protestat jane e vetmja menyre per te fituar ndaj mazhorances?
Personalisht nuk besoj se zerat qe kerkojne ndryshimin e situates ne PS jane pakesuar. Gjate gjithe kesaj periudhe, qe nga zgjedhjet e 28 qershorit 2009, personalitete te PS, deputete dhe ish deputete, anetare dhe ish anetare te forumeve, si dhe mbeshtetes dhe dashamires te saj vazhdojne te artikulojne nevojen per te ndryshuar menyren e drejtimit dhe menaxhimit te PS. Rexhep Mejdani, Kastriot Islami, Arben Malaj, Andis Harasani, Ylli Manjani, Eva Alushi, Rajmonda Stefa, Natasha Paco, Flamur Hoxha, Bardhyl Agasi por edhe shume te tjere, jane konsistente ne qendrimin e tyre se Partia Socialiste nuk mund te kthehet ne force fituese duke perjashtuar vlerat dhe kontributet e saj, duke tjetersuar bazen ideologjike, duke mos pasur nje program politik, duke mos mbrojtur interesat e grupeve sociale qe e mbeshtesin ate dhe duke mos siguruar te gjithe sinergjine e nevojshme qe buron nga bashkimi i te majtes. Megjithese besoj se kjo nuk eshte thjesht ceshtje numrash, por mbi te gjitha ceshtje shume e rendesishme ideologjike dhe politike, prapeseprape, edhe numrat nuk mungojne. Madje, nuk do te gaboja po te thosha se zerat qe kerkojne ndryshimin e sjelljes politike te lidershipit jane shtuar edhe midis te preferuarve te vete lidershipit. Vleresimi im i sa me siperm mbeshtetet edhe ne faktin se shume, ndoshta te gjitha tezat e artikuluara nga keto personalitete tashme jane provuara katerciperisht.
Kam ndjekur me vemendje shtypin dhe prononcimet e diteve te fundit lidhur me kete shqetesim qe ngrini edhe ju. Eshte per te ardhur keq dhe shpreh rezervat e mia ndaj disa mendimeve te cilat me ose pa dashje e kufizojne Mendimin Ndryshe ne PS vetem ne nje ose pak emra. Madje me duket maskiliste qe te permendesh vetem emra burrash qe jane shprehur kritike ndaj sjelljes politike te lidershipit te PSSH. Pavaresisht statusit, profilit politik dhe argumenteve te disa personaliteteve te padiskutueshme dhe te vleresuara ne PS, kjo nuk mohon apo tjeterson kontribute qe vijne nga zera te tjere, me pozicione, gjini dhe profile te ndryshme. Situata ne strukturat e PSSH ne disa rrethe si Gjirokaster, Fier, Berat, Lushnje, Shkoder apo ndonje tjeter, tregojne se Mendimi i Ndryshe ne bazen E PS eshte shume me i gjere se sa konceptohet mediatikisht.
Fushata per zgjedhjet lokale pritet te nis shume shpejt. Mendoni se Partia Socialiste eshte e pergatitur per te hyre me nje platforme konkrete ne kete beteje elektorale?
Ne vend qe te merret me hartimin e nje platforme politike, platforme realiste dhe shpresedhenese per shqiptaret e drobitur nga tranzicioni, lidershipi merret me protesta. A thua se shqiptaret kane pak halle e shqetesime! Kesaj i thone 'kur nuk ben dot pune tjeter, luaj deren'. E meqe ne PS eshte 'paralizuar' truri per te prodhuar politike, prodhojne protesta!
Eshte folur edhe ne zgjedhjet e kaluara per kandidimin e Rames ne krye te Bashkise. Si anetare e nje prej forumeve me te rendesishem ne PS-se mendoni se drejtuesi i Partise duhet te kandidoje serish per bashkine me te madhe ne vend?
Jam shprehur edhe para disa ditesh ne median elektronike dhe perseris mendimin tim se Rama jua ka detyrim socialisteve qe te kandidoje per kryetar bashkie ne Tirane. Ai duhet te provoje se Partia Socialiste votohet dhe eshte ne gjendje te mbroje votat e elektoratit te saj! Ai duhet te provoje nese qendrimi i tij ne krye te PSSH dhe te Bashkise eshte i justifikuar apo arbitrar. Uroj qe keto probleme te vitit 2010 te mos mbarten per vitin 2011, i cili vjen me sfiden e gares per organet e pushtetit vendor! Vetem keshtu PS mund te ringjalle shpresen e fitores dhe te ndryshimeve progresiste tek masa e socialisteve dhe me gjere.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›