E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë, vritet me thikë 31-vjeçari

Një 31-vjeçar është vrarë me thikë mëngjesin e sotëm në Sarandë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas mesnate në qendër të qytetit ku Edmond Mullai 31 vjeç është qëlluar me thikë nga persona të panjohur.

Menjëherë Mullai është dërguar në spitalin e Sarandës por nuk ka mundur të jetojë si pasojë e plagëve të marra.

Nuk dihen ende shkaqet e vrasjes së 31-vjeçarit por policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›