Aksident në Fushë Krujë-Milot, plagoset rëndë 40-vjeçari

Një aksident me pasojë plagosjen e një 40-vjeçari ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Fushë Krujë-Milot.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orën 06:00 të mëngjesit të sotëm ku motoçikleta me të cilën udhëtonte 40-vjeçari Pjetër Nikollë Shota është përplasur nga një makinë.
Menjëherë i plagosuri është dërguar në spitalin Ushtarak në Tiranë dhe gjendja e tij shëndetësore është kritike. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit por policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.