E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthen Dritan Dajti: Pas zgjedhjeve hap Kutinë e Pandorës

I revoltuar për shoqërimin e kushëririt më 11 qershor: Do flas pas zgjedhjeve

1369142248-dajtiTiranë- Seancat e zvarritura të gjyqit dhe mungesa e një avokati kanë kulmuar dje në një zhvillim të papritur të një prej proceseve më të bujshme. Dritan Dajti, i akuzuar për vrasjen e 4 punonjësve specialë të policisë, kërcënoi gjyqtarët dhe familjarët e tyre në mënyrë publike. Shkak për këtë kërcënim, sipas të pandehurit Dajti, është bërë shoqërimi nga policia i familjarit të tij, Lulëzim Muça, menjëherë pas shtyrjes së seancës gjyqësore një javë më parë. Ai ishte i irrituar me aktin e policisë, duke paralajmëruar se do të tregojë të vërtetën e vrasjes së 4 agjentëve pas zgjedhjeve të 23 qershorit. Një deklaratë kjo e frikshme në Gjykatën e Krimeve të Rënda, pasi deri tani procesi vetëm është shtyrë në mbi 200 seanca, megjithëse ngjarja ka ndodhur në vitin 2009 në Durrës dhe autori u ndalua menjëherë pas krimit. Nëse shoqërimi i kushëririt tim një javë më parë, është bërë me urdhër tuaj zotërinj gjyqtarë, po ju paralajmëroj se kjo është personale dhe mos ta përsërisni. Ju kujtoj se keni të bëni me Dritan DajtinShoqërimi i tij është një presion dhe kërcënim ndaj familjes time. Edhe unë do të merrem me ju dhe familjarët tuaj, në të njëjtën mënyrë, nëse ky kërcënim përsëritet Ju po më detyroni të hap Kutinë e Pandorës. Nëse ju doni që unë të flas, atëherë prisni pas 23 qershorit dhe do të mësoni të vërtetat, u shpreh Dajti nga brenda kafazit të hekurt të sallës së gjyqit, duke lënë me gojë hapur të pranishmit. Kërcënimeve të Dajtit, kryesuesi i togave të zeza Idriz Mulkurti, ju përgjigj se shoqërimi i kushëririt të tij ska të bëj me gjykatën. Ai i kujtoi të pandehurit se ndodhet në sallën e gjyqit për të ushtruar detyrën e gjyqtarit dhe nuk kanë asgjë personale me të. Pavarësisht këtij debati, seanca gjyqësore u shty përsëri, pasi nuk u paraqitën avokatët e caktuar nga gjykata dhe i pandehuri u largua nga salla e gjyqit, duke detyruar togat e zeza të shtyjnë seancën për javën tjetër. Dritan Dajti akuzohet se me 7 gushtit 2009 ekzekutoi efektivët e policisë, Saimir Duçkollari, Altin Dizdari, Fatos Xhani dhe Kastriot Feskaj, pjesë e skuadrës speciale operacionale, të cilët tentuan ta arrestonin të shumëkërkuarin në plazhin e Durrësit.

Kushëriri
Më 11 Qershor, i afërmi i Dajtit, Lulzim Muça është ndaluar sapo ka dalë nga salla e gjyqit me urdhër të Gjykatës së Krimeve të Rënda. Burime policore bëjnë të ditur se Muça dyshohet të jetë i përfshirë në disa vepra kriminale të ndodhura në Tiranë.
 
Krimi
Dritan Dajti akuzohet se me 7 gushtit 2009 ekzekutoi efektivët e policisë, Saimir Duçkollari, Altin Dizdari, Fatos Xhani dhe Kastriot Feskaj, pjesë e skuadrës speciale operacionale, të cilët tentuan ta arrestonin të shumëkërkuarin në plazhin e Durrësit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›