E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kairo, Kosovën do ta njohim në momentin e duhur

KAIRO-Kryeministri i Egjiptit Ahmed Nazif ka thënë se vendi i tij e ka mbështetur popullin e Kosovës dhe se po ndjek me interes zhvillimet atje.

Në takimin me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, Nazif ka thënë se Egjipti nuk mban anë në këtë çështje dhe ka shtuar se vendimi për njohjen e Kosovës do të merret në momentin e duhur.

Topalli e mbylli sot vizitën zyrtare në Kairo me takimin me ministrin e Jashtëm, Ahmed Aboul Gheit.

Shefi i diplomacisë egjiptiane ka thënë se, “Kosova tashmë është një shtet dhe se nuk ka kthim prapa”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›