E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kush i bashkoi sërish Scherzingerin dhe Hamiltonin?

TIRANE-Nicole Scherzinger është kthyer në krahët e pilotit 27-vjeçar të Formula 1, Lewis Hamilton. Siç shkruajnë mediet britanike, ish-kampioni i botës dhe këngëtarja 33-vjeçare janë sërish së bashku, dhe thuhet se në horizont është edhe dasma.

Njeriu i pajtimit të këtyre dy ‘zogjve’ të dashuruar thuhet se është babai Hamiltonit, Anthony, i cili është në marrëdhënie shumë të mira me Nicole dhe djalit të tij i shpjegoi se "një femër fenomenale si Nicole nuk do ta presë gjatë".

Çifti ka ndërprerë marrëdhënien e tyre tetorin e vitit të kaluar. Ndërsa për pajtimin e tyre është shkruar nga mediat edhe gjatë fillimit të këtij viti, sepse Vitin e Ri e pritën së bashku në Colorado. Por, kohët e fundit ata kaluan një pushim romantik në Monaco.

Ndërsa shkaku i ndarjes së tyre, sipas mediave amerikane dhe atyre britanike, thuhet se ishin angazhimet e mëdha të çiftit në profesionet e tyre, por këto shkrime asnjëherë nuk u mohuan apo pohuan nga ana e tyre.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›