E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, dhjetra familje rome jetojnë të vecuar në varfëri

GJIROKASTER- Të vendosur 20 vite më parë në një lagje larg qytetit të Gjirokastrës dhjetëra familje rome jetojnë mëse të vecuar nga komuniteti. Në kasollet e ndërtuara me copa dërrasash e llamarina ndërtohet e gjithë jeta duke sistemuar ato të pakta orendi ndërsa varfëria është e pranishme kudo. Cdo ditë është e njëjtë për ta, më të rriturit dalin për të mbledhur kanace duke siguruar 200 apo 300 lekë të reja për ushqim, ndërsa të evgjlit presin rrotull sofrës së varfër. Kryefamiljarët thonë se paratë që sigurojnë cdo ditë nuk u mjaftojnë për ushqimet apo për të cuar fëmijët në shkollë, ndërsa shprehen se nuk kanë marrë asnjëhrë ndihmë ekonomike. Prej 20 vitesh demokraci dëgjojmë të flitet për barazi mes komuniteteve dhe eleminim të diskriminimit , por mjafton një vizitë e shkurtër në këtë lagje për të parë se sa pak përngjan jetesa e romëve me qendrat urbane. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›