E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ukrainë, Timoshenko sfidon rezultatin e zgjedhjeve

KIEV- Julia Timoshenko , kandidatja e humbur në zgjedhjet prsidenciale të zhvilluara në Ukrainë ka sfiduar në gjykatë fituesin e zgjedhjeve Janukovic, të cilin e akuzon për manipulim votash. Timoshenko nuk e pranon rezultatin e raundit të dytë të zgjedhjeve të zhvilluara javën e shkuar. Janukovic fitoi zgjedhjet presidencale me 3.5% vota më shumë në krahasim em Timoshenkon. Ndërkombëtarët i konsideruan këto zgjedhje si të drejta dhe demokratike, por Timoshenko nuk e pranon rezultatin. Duke folur në një fjalim televiziv ajo u shpreh: “E deklaroj qartë, Janukovic nuk është presidenti ynë” ndërsa shtoi se si nuk është zgjedhur në mënyrë legjitime dhe u premtoi gjithë mbështetësve se kurrë nuk do të lejojë që një president i zgjedhur në mënyrë të tillë të drejtojë Ukrainën. Timoshenko tha se ka prova për vjedhje votash nga Janukovic dhe gjithë faktet do ti dërgojë në gjykatë. Në vitin 2004, zgjedhjet presidencale u fituan nga Viktor Janukovic por ai u akuzua për manipulime masive votash dhe një valë e madhe njerzish protestuan në të ashtuquajturin Revolucion Portokalli. Gjykata e Lartë rrëzoi rezultatin që nxirrte fitues Janukovicin dhe përfundimisht shpalli fitues Jushcenkon. Situata duket se po ripërsëritet në Ukrainë 6 vite më vonë, ndërkohë që vendi gjithë këto vite është përfshirë nga kriza të thella politike. (e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›