Korcë, dëbora 70 cm, bllokohet qarkullimi në disa zona
KORCE- Reshjet intensive të dëborës kanë bllokuar zonën turistike në Voskopojë ku mësohet se kanë mbetur të bllokuar dhjetëra automjete. Burime nga vendngjarja bëjnë të ditur se trashësia e dëborës ka arritur në 70 centimetra ndërsa qarkullimi bëhet vetëm me zinxhirë. Kryeplaku i Voskopojës, Janaq Pishtari bën të ditur se rreth 100 mjete janë bllokuar ndërsa në zonë nuk ka asnjë borëpastruese. Bora ka krijuar probleme edhe në qytetin e Korcës e disa akse ku qarkullohet vetëm me zinxhirë. Të bllokuara janë Qafa e Pllocës, Qafa e Qarrit, Qafa e Thanës dhe Kapshtica.(e.n/BalkanWeb)