Gjirokastër, digjet një banesë e vjetër gjirokastrite
Banesa njëkatëshe e vjeter gjirokastrite ishte braktisur prej vitesh nga i zoti, i cili jeton aktualisht në Tiranë. Nga hetime paraprake ka rezultuar se zjarri mund të jetë vendosur aksidentalisht ose qellimisht
GJIROKASTËR- Një banesë e vjetër gjirokastrite, në lagjen Manalat, në pjesën e sipërme të qytetit të Gjirokastrës, është djegur sot në mesditë pjesërisht, ndërkohë që autoritetet e policisë lokale raportojnë se asnjë person nuk është dëmtuar nga flakët e zjarrit.
Burime zyrtare nga komisariati i policisë së Gjirokastrës pohuan se "zjarri është shfaqur rreth orës 13.00 të mesditës së sotme".
“Banesa njëkatëshe ishte braktisur prej vitesh nga i zoti, i cili jeton aktualisht në Tiranë dhe falë ndërhyrjes në kohë të shërbimit të zjarrëfikëses, është bërë e mundur minimizimi i dëmeve materiale”, shprehen burimet e mësipërme.
Në vendngjarje kanë shkuar ekspertët e kriminalistikës të Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Gjirokastrës, të cilët kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e zjarrit.
“Nga hetime paraprake ka rezultuar se zjarri mund të jetë vendosur aksidentalisht nga disa fëmijë, por nuk përjashtohet mundësia e vënies së qëllishme nga persona të tjerë”, deklarojnë burimet.
Ky është rasti i parë gjatë këtij viti që një banesë e vjetër gjirokastrite përfshihet nga flakët e zjarrit.
Ndërkohë, në prefekturën e qarkut të Gjirokastrës, në javën e tretë të muaj mars të këtij viti, në fshatin Lekdush, rreth 28 kilometra larg qytetit të Tepelenës, si pasojë e flakëve të zjarrit u dogj plotësisht një banesë private, si dhe humbi jetën një foshnjë 18-muajsh.
(d.b/News24/BalkanWeb)