INSTAT për tregtinë e jashtme: Deficiti thellohet me 11.2 %
Gjatë muaj maj të këtij viti, Shqipëria ka dalë me humbje nga tregtia me partnerët e saj. Eksportet janë ulur me 19% kundrejt të njëjtit vit më parë, ndërsa importet janë rritur me 2.8%. Kjo ka çuar në një thellim të deficitit tregtar.
TIRANE- Shqipëria po del me humbje nga tregtia me vendet partnere. Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave tregojnë për rënie të mëtejshme të eksporteve dhe rritje të importeve, ç’ka ka çuar në thellim të deficitit tregtar. Kështu, gjatë muajit maj janë eksportuar 8.2 miliardë lekë mallra, ose 19 për qind më pak se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Ndërkohë që importet vlerësohen në 37.6 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 2.8 për qind kundrejt majit 2008.
Kjo situatë ka çuar në rritje të deficitit tregtar, tregues që ka arritur shifrat alarmante të 29.4 miliardë lekëve. Kundrejt muajit maj të vitit të kaluar, deficiti tregtar është thelluar me 11.2 për qind.
Ajo që vihet re nga të dhënat e fundit të INSTAT-it është një rënie e importit të grupit “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me 10.9 për qind, ç’ka tregon se biznesi nuk po blen teknologji për të zgjeruar aktivitetin privat. Instituti i Statistikave ka evidentuar edhe rritjen e eksportit të grupit “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me 18.8 për qind, si pasojë e shitjes së energjisë që ka bërë gjatë kësaj periudhe Korporata Elektroenergjitike Shqiptare. (a.r/news24/balkanweb)