E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha pret delegacionin kinez: Vlerësohen marrëdhëniet

Kryeministri Berisha priti në një takim zyrtar një delegacion të Asamblesë Popullore të Kinës. Të dyja palët theksuan rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të marrdhënieve në fusha të ndryshme. 

TIRANE- Kryeministri Berisha priti në një takim një delegacion të Asamblesë Popullore të Kinës, të kryesuar nga Lu Zhonghe, nënkryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Asamblesë Popullore të Kinës.
Kryeministri Berisha u shpreh se marrdhëniet mes dy vendeve janë në një nivel të shkëlqyer, si dhe shprehu mirënjohjen për ndihmën dhe mbështetjen që Kina i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë zhvillimit dhe modernizimit të Shqipërisë. Gjithashtu, duke u ndalur në bashkëpunimin ekonomik të dy vendeve, kryeminstri Berisha u shpreh se Shqipëria është një vend i vogël, por me potenciale mjaft të mëdha në fusha të ndryshme dhe se qeveria shqiptare do të inkurajojë dhe do të mbështesë investimet e kompanive kineze në Shqipëri. Të dyja palët theksuan rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të marrdhënieve në kulturë dhe në arsim.
(e.n/News24/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›