Daçiç bën kokëfortin: Nuk tërhiqemi nga Presheva
"Nuk ka shenja të një gjendje të jashtëzakonshme në jug të Serbisë. Xhandarmëria nuk mund të tërhiqet nga zona, çka kërkohet nga krerët etnikë shqiptarë - ndërsa ka rreziqe atje. Policia serbe (MUP), e xhandarmëria ka rritur nivelin e alarmit të saj në atë pjesë të vendit”-tha ministri serb.
Daciç tha se policia po vepron rreptësisht brenda kompetencave të tyre, se "Serbia, në të kaluarën është akuzuar kryesisht për përdorimin e tepruar të forces por "nuk do të lejohet të përsëritet i njëjti gabim". Ministri, kundërshtoi shqiptarët, dhe tha se operacionet e xhandarmërisë në jug deri më tani janë kryer në përputhje me ligjin, se "shërbimet e sigurisë ndërkombëtare ishin informuar rreth tyre", dhe se ata ishin filmuar.
Radioja serbe B92, shkruan se ministri i Brendshëm serb edhe një herë u bëri thirrje udhëheqësve të komunitetit etnik shqiptar dhe përfaqësuesit e komunave në rajon, i njohur si Lugina e Preshevës, për të punuar me policinë në mënyrë për të ruajtur paqen dhe rendin publik, dhe për të luftuar krimin dhe korrupsionin.
Kuvendi i Komunës së Presheves në një deklaratë të miratuar në mbledhjen e së shtunës denoncuan bastisjen dhe përdorimin e dhunës së xhandarmërisë në familjet shqiptare, të cilat kishin ardhur pas dy incidenteve të ndodhura dy javët e fundit në Luginën e Preshevës.
Në deklaratë kërkohej "që të ndërpriteshin veprimet brutale dhe largimi pa kushte i xhandarmërisë, si dhe fillimin e bisedimeve ndërmjet faktorit politik shqiptar dhe qeverisë serbe me ndërmjetësim ndërkombëtar, për tejkalimin e situatës së krijuar”.