E Diel, 1 Nëntor 2026

Beogradi dhe Shkupi kanë shtuar dhunën ndaj shqiptarëve

Mahmuti thotë se miratimi i propozimit të Komisionit Evropian që të hiqet regjimi i vizave për qytetarët e Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë dhe të mbetet në fuqi regjimi i vizave për qytetarët e Shqipërisë, Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës ka provokuar efekte të menjëhershme.

“Nga njëra anë, Serbia e inkurajuar nga argumentimet se gjoja ‘ka plotësuar kushtet në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit’, ndërmori operacione të gjëra të terrorit policor kundër popullit shqiptar në Luginën e Preshevës. Nga ana tjetër, në Maqedoni ka filluar propagandimi se në këtë shtet qarkullojnë ndërmjet 50.000 dhe 100.000 armë pa leje. Kjo propagandë, që është ripërsëritur shpesh në të kaluarën, ka shërbyer dhe shërben si maskë për operacionet e dhunës policore kundër popullit shqiptar në Maqedoni”, thekson Mahmuti.

Sipas tij, propozimi i Komisionit Evropian që të hiqet regjimi i vizave për qytetarët e këtyre shteteve dhe interpretimi i këtij propozimi si sinjal për të intensifikuar dhunën kundër shqiptarëve duhet të alarmojnë institucionet e Bashkimit Evropian.

Start/ina

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›