Gjirokastër, dy vatra të reja zjarri
Dy vatra të reja zjerra janë evidentuar sot në mesditë në Gjirokastër. Njëra në varrezat publike dhe tjetra në varrezat e fshatit Dervician. Ekapit e repartit zjarrfikës janë atje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Mendohet se shkaku ka qenë ndezja e qirinjve pranë të afërmve kryesisht prej emigrantëve të cilët kthehn dhe kryejnë ritet në varreza. Nga shërbimi i mbrojtjes ndaj zjarreve bëhet apel për mosndezjen e qirinjve në varreza, pasi temperaturat e larta dhe era stimulojnë krijimin e vatrave të zjarrit.