E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane RENEA arreston nje te denuar 20 vjet per vrasje

Forcat speciale RENEA ka në përfunduar me sukses operacionin për arrestimin e një personi të kërkuar për vrasje. Ermir Dervishi rezultonte person I kërkuar për vrasjen e Gentian Durjas, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 1998 në Kavajë.

Dervishi, u arrestua në një banesë në zonën e Freskut, në Tiranë. Sipas policisë ai nuk ka tentuar të largohet apo të kundërshtojë efektivët e RENEA-s.

Ndërkohë nga Shërbimet e Komisariatit numër 2 të Policisë së Tiranës, është kapur një grup vjedhësish të pasqyrave dhe aksesorëve të mbi 20 automjeteve luksoze. Autorët mësohet se vinin nga Saranda për të vjedhur në Tiranë, një prej automjeteve të plaçkitura prej tyre mësohet të jetë edhe makina e rektorit të universitetit të Tiranës Dhori Kule.

Në pranga ranë Gerald Poda dhe Julian Haxhi si dhe u shpall në kërkim Dnald Muhamuci. Po nga komisariati numër 2 i policisë së Tiranës është arrestuar Armand Latifi, I cili u merrte para qytetarëve të ndryshëm në këmbim të rinovimit të dokumentacioneve të automjeteve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›