Obama mirepret Shqiperine dhe Kroacine ne NATO

Ne Strasburg te Frances dhe Kehl te Gjermanise jane duke u mbledhur lideret e shteteve anetare te NATO-s, te cilet sot ne darke fillojne samitin historik, ne te cilin shenohet 60-vjetori i ekzistimit te Aleances, por edhe pranimi i Republikes se Shqiperise dhe Kroacise ne NATO, me cka NATO-ja qe ne diten e merkure kishte rritur numrin e anetareve te saj ne 28. Eshte ky samiti i pare ne te cilin Shqiperia dhe Kroacia marrin pjese si anetare formale te NATO-s, ndersa pritet qe neser ne mengjes presidenti amerikan, Barack Obama, edhe formalisht dhe ne menyre ceremoniale, t'u dorezoje kryetareve te Shqiperise dhe Kroacise karten e Atlantikut te Veriut. Sakaq, presidenti Obama, te premten ne Strasburg ne nje fjalim, ka pershendetur hyrjen e Shqiperise dhe te Kroacise ne NATO. "Shtetet e Bashkuara te Amerikes mbeshtesin nje mbrojtje te forte evropiane, prandaj edhe kemi mirepritur anetaresimin e Kroacise dhe te Shqiperise ne NATO, dhe i gezohemi aq shume edhe kthimit te Frances ne strukturat e NATO-s", ka thene presidenti amerikan, Obama.
Sa i perket Kroacise dhe Shqiperise, anetaresimin e ketyre dy vendeve ne NATO, Aleanca e sheh si rritje te stabilitetit dhe sigurise jo vetem ne rajonin e Ballkanit, por ne tere Evropen. Shqiperia dhe Kroacia jane vende qe kane nisur para disa vitesh ecjen e tyre drejt anetaresimit ne Aleancen e Atlantikut te Veriut dhe qe te dyja keto vende synojne edhe anetaresimin ne Bashkimin Evropian.
Sa i perket Kosoves, ajo eshte planifikuar si teme e takimit te Ministrave te Jashtem te NATO-s, por nuk pritet ndonje vendim. Vetem do te diskutohet per aspektet e sigurise ne rajonin e Ballkanit, aspekt qe ka ndryshuar dukshem me pranine 10-vjecare te NATO-s ne Kosove. Nuk pritet te diskutohet kesaj radhe per zvogelimin e trupave te NATO-s ne Kosove, por kjo mund te jete teme per takimet e ardhshme pas ketij samiti, sepse ky samit do te jete me shume samit historik i shenimit te 60-vjetorit te NATO-s, vazhdimit te procesit te zgjerimit dhe kthimit historik te Frances. Sa i perket simbolikes se ketij samiti, sot (e shtune), do te shenohet nje ecje solemne e lidereve te 28 anetareve te NATO-s, nga Gjermania ne France, duke kaluar mbi lumin Rhein - ura qe i lidh keto dy shtete qe dikur ishin ne lufte.