E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, furgoni përplas kalimtaren dhe merr flakë

GJIROKASTËR- Një furgon në Gjirokastër ka marrë flakë poshtë kalasë së këtij qyteti. Ngjarja ndodhi kur automjeti në fjalë me targa GJ 6207 A tentoi të shmangë një kalimtare, e cila rrezikoi të aksidentohej nga furgoni.

Gjatë kësaj tentative furgoni është përplasur me murin e kalasë dhe pas saj ka marrë flakë. Ndërkohë që edhe kalimtarja është plagosur dhe ndodhet në spitalin e qytetit.

Burime spitalore thonë se 47-vjecarja është jashtë rrezikut për jetën, kurse drejtuesi i furgonit Mujo Selfo është shoqëruar në komisariat.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›