Zëvendësohet shtylla e hedhur në erë, pa energji disa qytete
TIRANË- Operatori i Sistemit të Transmetimit nis nesër punën për zëvendësimin e shtyllës së tensionit të lartë të dëmtuar nga shpërthimi me lëndë plasëse natën e 30 dhjetorit në afërsi të Fushë-Krujës.
OST ka njoftuar se për këtë qëllim nesër do të bëjë stakim të linjës 220 kilovolt Tiranë-Elbasan dhe për pasojë do të ketë kufizime të energjisë në mjaft qytete të vendit.
Kufizime energjie do të ketë në qytetet e vendit si: Durrës, Rrogozhinë, Kavajë, Fier, Vlorë, Gjirokastër, Tepelenë, Memaliaj, Sarandë, Përmet dhe Këlcyrë.
Mbrëmjen e 30 dhjetorit, pranë fshatit Bilaj, rreth 8 km larg nga Fushë-Kruja, u dëmtua me lëndë eksplozive shtylla me konstuksion metalik e tensionit 400 kv, si rezultat i një shpërthimi të fuqishëm, duke lënë pa energji banorët e zonës në afërsi të aeroportit të Rinasit.
(m.a/News24/BalkanWeb)