E Diel, 1 Nëntor 2026

Korcë, vritet me armë në banesë një 37-vjecar

KORCË- Qyteti i Korcës është tronditur pasditen e sotme nga një vrasje e ndodhur në lagjen 13-të. Shtetasi Marsel Grabocka 37-vjec është vrarë më armë tip pistoletë brenda banesës së tij, ndërsa ende nuk dihen rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja. 

Mësohet se viktima ka qënë vetëm në momentin e vrasjes, ku 3 plumbat e marrë në trup i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Vrasja ka ndodhur rreth orës 18:30 të së mërkurës, ndërsa policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur tashmë hetimet për zbardhjen e këtij krimi. Blutë e Korcës po punojnë edhe për identifikimin e autorëve.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Korcë, vritet me armë në banesë një 37-vjecar

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›