Pritet ti jepet zgjidhje problemit të ujit në Neviçisht

Pak ditë më parë banorët e fshatit Neviçisht në njësisë administrative Bulgarec shprehen shqetësimin e tyre për ujin e pijshëm, pasi prej muajit prill deri tani uji ju vjen me orar. Ankesave të tyre ju është përgjigjur Nënkryetari I Bashksië Korçë Thanas Tona I cili bën të ditur se së shpejti do ti jepet zgjidhje problemit të ujit për të gjithë banorët. Tona thekson se fshati Neviçisht ka problem administrimi dhe kalimi në Ujësjellës Kanalizime Korçë do të jetë zgjidhja për ta.
Shqetësuese për banorët mbeten dhe kanalet e ujrave të zeza të cilat kalojnë përmes fshatit. Për këtë Tona shprehet se do të ketë një zgjidhje.
Kryesore për banorët e fshatit mbetet darkotësimi me Ujësjellës Kanalizime Korçë. Kjo rrugë komunikimi duhet të ndiqet edhe në disa fshatra të tjerë të bashkisë të cilët e kanë këtë problem administrimi.