Gjirokastër, gjobiten 4 biznese për ushqimet
• Gjobiten 4 subjekte biznesi në Gjirokastër, të cilat shisnin mallra pa etiketa në gjuhën shqipe.
Ka qenë Policia Tatimore e qarkut, e cila në bashkëpunim me Inspektoratin e Ushqimit, ka vendosur gjobat pas kontrolleve të ushtruara. Këto kontrolle erdhën pas ankesave të konsumatorëve gjirokastritë, të cilët kanë vërejtur mungesën e etiketave në gjuhën shqipe në produktet ushqimore. Sipas Policisë Tatimore, janë verifikuar mbi 10 subjekte biznesi, kryesisht supermarkete dhe për katër prej tyre janë marrë masa administrative. "Kontrollet do të vijojë edhe në ditët në vazhdim dhe në rast se, vihet re përsëri mungesa e etiketave në gjuhën shqipe nga subjektet private, penalizimi do të jetë i pashmangshëm deri në mbyllje të aktivitetit", theksuan inspektorët.